Live

Bekim Haxhiu: Kur ne bënim përpjekje për ndalimin e spastrimit etnik në Veri, Mefail Bajqinovci bënte gjimnastikë në TV me “hellonka”

15:33 / 03 Gusht 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovcika shkruar sot për liqenin e Ujmanit, ku ka shtruar një pyetje për deputetët e PDK-së.

Atij i ka reaguar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e ka pyetur Bajqinovcin se ku ishin në vitin 1999, 2000, 2002, 2004 kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri, shkruan Reporteri.net.

Haxhiu thotë se VV pozoni në Facebook nga Veriu, pasi roje i kanë policinë e Kosovës.

“Në kohën kur veriu rrezikonte pastrimin etnik, nëse nuk të kujtohet po si gazetar duhet të të kujtohet se ishim ne me qytetarët e veriut në përpjekje për ta ndaluar spatrimin etnik, e ti Mefi në ate kohë bëje gjimnastikë në TV me ‘hellonka’”, ka shkruar ai.

Postimi i tij:

Mefail Bajqinovci, ku ishe ti në vitin 1999, 2000, 2002, 2004 kur paramilitarët serbë sulmonin banorët shqiptarë në Veri?!

Mefi, tregona cilën familje shqiptare të veriut ju LVV-ja e keni ndihmuar për të qëndruar në veri? Cilin veprim e ndërmorët për të ndaluar pastrimin etnik të Veriut?

Sa para i keni ndarë krej LVV-ja në fondin “Ndihmo edhe ti” për ndërtimin e shtëpive në Veri, fond i krijuar nga Kadri Veseli?

A turperoheni se krejt LVV nuk keni qenë në gjendje me nda 1 euro për ndërtimin e shtëpive në veri e tash shet kopalla në fb?!

A ju kujtohet se si e keni kundërshtuar ndërtimin e shtëpive në veri, hyn në internet e gjen Xhelal Sveqlen me LVV-në duke kundërshtuar vendimin e Qeverisë Thaçi për rindërtim të shtëpive të shqiptarëve në Veri, me preteksin “se pari siguri pastaj ndërtim të shtëpive”!

Ne kemi ndertuar shtëpitë e shqiptarëve në veri nën breshërinë të plumbave, nuk e kena ba për foto fb, por për vendin tonë, as nuk ju kena ftuar me na ndihmu se ju ishit të rreshtuar njejtë me politiken e UNMIK-ut dhe Serbisë duke e penguar rindërtimin në Veri.

Ju po pozoni në fb nga Veriu, pasi roje i keni policinë e Kosovës.

Pas kritikave të vazhdueshme që po u vijnë nga ata që ju votuan se dështuat në qeverisjen 4 vjeçare, po mundoheni që me Veriun t’i mbani peng votuesit, t’i shfrytëzoni si hambarin e fundit për vota. Jo që jeni trima apo të shquar për ndjenja atdhedashurie, por veç për pushtet.

Në kohën kur veriu rrezikonte pastrimin etnik, nëse nuk të kujtohet po si gazetar duhet të të kujtohet se ishim ne me qytetarët e veriut në përpjekje për ta ndaluar spatrimin etnik, e ti Mefi në ate kohë bëje gjimnastikë në TV me “hellonka”.

P.S.

Për ata që kanë harruar ua kujtoj se në kohën e Qeverisë Thaçi, nga viti 2008, për herë të parë ka filluar kthimi i shqiptarëve nga jugu në veri,

– Për herë të parë kanë filluar investimet në veri, në ndërtim të shtëpive, në rrugë, ujësjellës, kanalizime, etj.

Në kohën e PDK-së në Veri u ndërtua Shtëpia- muze e piktorit Kadri Kadriu.

PDK ka ndalur trenin e Serbisë në veri dhe e ktheu sovranitetin deri në pikat 1 dhe 31,

PDK ka rrëzuar murin ndarës te Ura e Ibrit…

Shpërndaje në

U Kopjua