Live

Berisha paraqitet në SPAK, hedh akuza ndaj kreut të Prokurorisë: Dumani fle mbi dosjet e krimit

10:41 / 06 Janar 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij nga Apeli i GJKKO-së.

Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha foli për gazetarët.

Ai ka hedhur akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani për të cilin tha se fle mbi dosjet e krimit.

“Organizata kriminale SKAP-i i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t‘i rikthehet arresti në shtëpi. Sali Berisha i ka sulmuar dhe do t’i sulmojë të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Sali Berisha do faktojë se si Altin Dumani fle mbi dosje krimi. Altin Dumani është një kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz elektoral. Aty gjeta McGonigalin që po trajnonte Altin Dumanin. Nuk e solla unë McGonigalin aty. Ai i thoshte “në këtë mënyrë duhet të veprosh herët e tjera”. Gjeta aty lali vjedhësin, po rrihej me kolegët. Dumani me një grup vepron si një organizatë kriminale.” ka theksuar Berisha.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...