Live

Biden lehtëson dënimet për afro 2 mijë e 500 persona

16:29 / 17 Janar 2025

Nga Kosova Live

Presidenti Joe Biden njoftoi të premten vendimin për uljen e masës së dënimit për thuajse 2500 persona, të cilët ishin dënuar për vepra jo të dhunshme që kishin të bëni me drogën.

Me këtë vendim, Joe Biden bëhet Presidenti që ka nënshkruar më shumë falje dhe lehtësim dënimi se sa çdo president tjetër i Shteteve të Bashkuara.

Presidenti është shprehur se me keto akte synon të korrigjojë pabarazinë e masës së dënimit, pasi individët përfitues “do të kishin marrë dënime më të shkurtra nëse akuzoheshin sipas ligjeve, politikave dhe praktikave të sotme”.

“Ky veprim është një hap i rëndësishëm drejt korrigjimit të gabimeve historike, korrigjimit të pabarazive në dënime dhe ofrimin e mundësisë që individët të kthehen në familjet dhe komunitetet e tyre pasi kanë kaluar shumë kohë pas hekurave”, tha Biden përmes një deklarate

Shtëpia e Bardhë nuk i bëri publik emrat e atyre që do të marrin zbritje të masës së dënimit.

Presidenti Biden njoftoi se mund të ketë edhe vendime për akte të tjera lehtësimi të masës së dënimit, duke premtuar se do të përdorë kohën përpara ianugurimit të Trump të hënën “që të shqyrtojë mundësinë për të tjera falje dhe zbritje të dënimit”.

Kjo mund të përfshijë falje për zyrtarë dhe aleatë për të cilët Shtëpia e Bardhë druhet se mund bëhen padrejtësisht objektiv i adminsitratës së re.

Muajin e kaluar, Presidenti në largim fali 39 persona të dënuar për krime jo të dhunshme dhe u uli dënimet rreth 1500 të tjerëve. Për nga numri, këto vendime ishin më të mëdhatë të ndërmarra në një ditë të vetme.

Po në dhjetor, Presidenti Joe Biden lehtësoi dënimet për 37 nga 40 personat e dënuar me vdekje nga gjykatat federale, duke ua ulur dënimin në burgim të përjetshëm.

Së fundmi, Biden fali gjithashtu djalit të tij, Hunter Biden, i dënuar mbi akuza federale për armë dhe mos pagim taksash.

Presidentët zakonisht nënshkruajnë një seri faljesh në fund të mandatit të tyre.

Pak para mesnatës, në natën e fundit të mandatit të tij të parë, republikani Trump, nënshkroi një sërë faljesh dhe uljesh dënimi për më shumë se 140 persona, duke përfshirë ish-aleatin e tij kryesor, Steve Bannon, reperët Lil Wayne dhe Kodak Black dhe ish-anëtarë të Kongresi.

Akti i fundit i Trump si President në mandatin e tij të parë ishte falja për Al Pirro-n, ish-bashkëshorti i gazetares së kanalit Fox News, Jeanine Pirro, një nga mbrojtësit e tij më të vendosur. Al Pirro ishte shpallur fajtor për akuza për komplot dhe evazion fiskal dhe ishte dënuar me më shumë se dy vjet burg në vitin 2000.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...