Live

Biden thotë se nuk i mbështet sulmet potenciale të Izraelit në qendrat bërthamore të Iranit

21:28 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden iu ka thënë gazetarëve se ai nuk i mbështet sulmet në qendrat bërthamore të Iranit, si pasojë e sulmeve raketore të natës së kaluar ndaj Izraelit.

Presidenti amerikan thotë gjithashtu se ai do të “diskutojë me izraelitët se çfarë do të bëjnë”, duke shtuar se të gjithë aleatët e G7 bien dakord se çdo përgjigje duhet të jetë proporcionale.

Biden e bëri të qartë gjithashtu se do të kishte më shumë sanksione të vendosura ndaj Iranit, ka raportuar BBC.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...