Live

Konflikt familjar në Prishtinë: I riu e bën për spital motrën, Policia intervenon dhe e arreston

20:43 / 02 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt familjar ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, pas një mosmarrëveshje që kanë pasur me njëri – tjetrin.

Sinjali mëson se viktima, një 27-vjeçare ka kërkuar ndihmë mjekësore, ndërkohë që ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rastin para hetuesve policorë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...