Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra përveç se në pikat kufitare Dheu i Bardhë dhe Jarinje.
Në pikën kufitare “Dheu i Bardhë” pritjet në hyrje raportohen deri në 40 minuta, teksa në Jarinjë deri në 10 minuta, kurse në pikat tjera pritjet në hyrje raportohen nga 3 deri në 5 minuta.
Në anën tjetër pritjet në dalje raportohen, deri në 15 minuta në Bërnjak, deri në 10 minuta te Dheu i Bardhë dhe deri në gjysmë ore në Merdarë.
Përditësimi i fundit ishte në ora 13:05.