Live

Bie interesimi – Gjimnazet e Ferizajt nuk mbushen me nxënës

07:46 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Është përmbyllur edhe afati i dytë për regjistrimin e nxënësve në shkolla të mesme në Ferizaj.

Por një fenomen jo i mirë po paraqitet në këtë komunë, ku vërehet interesim i ulët i nxënësve për t’u regjistruat në disa gjimnaze, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me këtë çështje, në emisionin “Ora Shtatë”, ka diskutuar profesori Amir Rexhepi.

Ai thotë se nxënësit nuk po arrijnë të përmbushin kriteret që kërkohen në shkollën e mjekësisë, e po ashtu edhe në gjimnaze të tjera.

Rexhepi shton se interesim të ulët ka edhe në shkollat profesionale të Ferizajt.

Sipas tij, komuna do të detyrohet që të shpallë sërish konkurs dhe t’i ul kriteret për t’u përmbushur norma e nxënësve nëpër shkolla.

Shpërndaje në

U Kopjua