Live

Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

23:23 / 12 Janar 2025

Nga Kosova Live

Java e ardhshme pritet të jetë mot e ftohtë, mjegull dhe me reshje bore.

Parashikimi i motit për datat 13-17 janar 2025

E Hënë: Moti do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të herëpashershme të bores, me intensitet të dobët deri mesatar.

Në orët e mëngjesit priten ngrica dhe kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në -1°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

E Martë: Moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 0°C deri në 2°C.

Era do të jetë e lehtë nga drejtimi verilindor.

E Mërkurë: Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -6°C dhe -3°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga -2°C deri në 0°C. Era do të jetë e dobët, me shpejtësi 1-3 m/s nga verilindja.

E Enjte: Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica ,Temperaturat minimale do të luhaten nga -6°C deri në -3°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga -2°C deri në 2°C.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E Premte: Moti do të jetë i vranët, me periudha të shkurtra me diell gjatë ditës. Në mëngjes ngrica dhe kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të variojnë nga -8°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -1°C deri në 4°C.

Era do të jetë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...