Miliarderi Bill Gates ka kritikuar miliarderin e Teslas, Elon Musk. Themeluesi miliarderi i Microsoft-it sulmon shefin e Tesla-s për promovimin e politikave të së djathtës ekstreme në SHBA dhe në mbarë botën.
“Vendet e tjera duhet të miratojnë masa mbrojtëse për t’u siguruar që super të pasurit nuk janë në gjendje të ndikojnë në zgjedhjet e tyre”, tha Gates, duke i quajtur veprimet e Musk “agjitacion populist”.