Deputeti i Alenancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka kujtuar aksionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Brahimaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se ky aksion mbetet një ndër ngjarjet me të rëndësishëm.
Postimi:
“Kujtim
Më 11 Shtator, në orën 23:00, 11 stacione policore u sulmuan nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ky aksion i guximshëm mbetet një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme, dëshmi e vendosmërisë për liri dhe pavarësi.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së!”, ka shkruar.