Live

Brahimaj: Kurti po vazhdon ta mashtrojë popullin, por edhe Albulena Haxhiun – s’i ka numrat as për Qeverinë

10:53 / 04 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i AAK’së, Lahi Brahimaj ka folur pak para fillimit të seancës së 26-të konstituuive të Kuvendit të Kosovës.

Brahimaj thotë se partia e tij nuk do të ndryshojë qëndrim as sot, përderisa sipas tij, Kurti po vazhdon ta mashtrojë edhe popullin edhe Albulena Haxhiun.

“Për votimin e sotëm, vazhdojmë sic ka qenë. S’ka asnjë ndryshim – Kurti po vazhdon t’a mashtrojë edhe popullin, por edhe Albulena Haxhiun, ku në njërën anë po thotë i kam votat për qeverinë, kurse për kryetaren e Kuvendit s’po i ka.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do t’i jap zgjidhje këtij ngërçi”, deklaroi Brahimaj.

Shpërndaje në

U Kopjua