Britania dhe India nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë të enjten gjatë një vizite të kryeministrit indian Narendra Modi.
Ujdia në fjalë do të zbres tarifat për mallrat nga tekstilet te uiski dhe makinat si dhe do të lejojë më shumë akses në treg për bizneset.
Të dyja vendet përfunduan bisedimet mbi paktin tregtar në maj pas tre vitesh negociatash të ndërprera, me të dyja palët që përshpejtuan përpjekjet për të arritur një marrëveshje në hijen e trazirave tarifore të shkaktuara nga presidenti amerikan Donald Trump.