Liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë kanë folur këtë mëngjes pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit.
Zyra e kryeministrit britanik tha se liderët folën për shqetësimet e kahershme dhe serioze për programin bërthamor të Iranit, teksa rikonfirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.
“Liderët diskutuan shqetësimet e kahershme dhe serioze për programin bërthamor të Iranit, dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm që mund të destabilizojë edhe më shumë rajonin”.
“Liderët rikonfirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe ranë dakord që një zgjidhje diplomatike, dhe jo veprimi ushtarak, është rruga përpara”, thuhet në deklaratë, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Nga sulmet izraelite në orët e para të së premtes kanë mbetur të vrarë tri “kokat” e ushtrisë iraniane.