Live

Britania zbulon fushatën kibernetike ruse që synon të kontrollojë mbështetjen e Ukrainës

18:05 / 21 Maj 2025

Nga Kosova Live

Britania e Madhe ka zbuluar atë që e quan një “fushatë kibernetike keqdashëse” që ka për synim, organizata të shumta, përfshirë ato të përfshira në ofrimin e ndihmës së huaj në Ukrainë.

Pas një hetimi të përbashkët me aleatë, përfshirë SHBA-në, Gjermaninë dhe Francën, Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike (NCSC) e Mbretërisë së Bashkuar tha se një njësi ushtarake ruse kishte synim organizata publike dhe private që nga viti 2022.

Këto përfshijnë organizata të përfshira në furnizimin e mbrojtjes, shërbimeve të IT-së dhe mbështetjes logjistike.

Organet e sigurisë të 10 vendeve të NATO-s dhe Australisë thanë se spiunët rusë kishin përdorur një kombinim të teknikave të hakerimit për të fituar akses në rrjete.

Disa nga objektivat ishin kamerat e lidhura me internetin në kufijtë ukrainas të cilat monitoronin dërgesat e ndihmës që hynin në vend.

Raporti thekson se hakerët kishin pothuajse akses në 10 mijë kamera që ishin pranë “instalimeve ushtarake dhe stacioneve hekurudhore, për të ndjekur lëvizjen e materialeve në Ukrainë”.

Njësia ushtarake ruse e fajësuar për spiunazhin quhet Njësia GRU 26165, por njihet me një numër emrash informalë, përfshirë Fancy Bear.

Ekipi famëkeq i hakerave dihet se ka zbuluar më parë të dhënat e Agjencisë Botërore Anti-Doping dhe luajti një rol kyç në sulmin kibernetik të vitit 2016 ndaj Komitetit Kombëtar Demokratik të SHBA-së, sipas ekspertëve të sigurisë.

Shpërndaje në

U Kopjua