Një burrë i moshës 54 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë. Policia hyri aty, ku personi banonte i vetëm, pasi kishin pranuar informatë, që për tri ditë rradhazi, dera e tij qëndronte e mbyllur.
Trupi i pajetë është dërguar te Insituti i Mjeksisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Policia po e heton si vdekje e dyshimt.
Postimi i plotë:
Vdekje e dyshimtë
Mitrovicë, 16 Qershor 2025
Sot, me datë 16.06.2025 rreth orës 11:00, policia ka pranuar një informatë se në lagjen-Tuneli i Parë në Mitrovicë dyshohej se një person i cili jetonte i vetëm në banesë, nuk kishte dalë nga banesa për tri ditë me radhë ndërsa dera ishte mbyllur.
Njësitë policore kanë shkuar menjëherë në atë lokacion e më pas edhe njësia e zjarrfikësve dhe një ekip mjekësor. Pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person, ku mjeku ka konstatuar se personi i gjinisë mashkullore, rreth 54 vjeçar është pa shenja jete.
Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.