Gazetari Berat Buzhala, ka treguar një rast ku tha se ishin gati të përplasëshin fizikisht me ish-ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun.
Sipas Buzhalës, përplasja fizike ishte afër të ndodhte për shkak të kritikave të tij ndaj kreut të VV-së, Albin Kurtit.
“Njëherë patëm dashur të rrihemi në RTK, më sulmoi ai mua. Ishim në një emision, ka qenë Lutfi Haziri, Kujtim Shala, ky muhabet është në vitin 2013-14, dhe ai ishte aq i nxehur, aq impulsiv. M’u has në korridor të RTK-së, aq i bindur ka qenë për Albinin”.
“Unë kurrë s’kisha folur për Liburnin, gati s’e njihja personalisht. Ai e kishte mllefin me mua pasi ia cenoja Albin Kurtin dhe njeriun që ka qenë në burg me të”, tha Buzhala në Rubikon në Klan Kosova.
Ai tutje e komentoi edhe dorëheqjen e Aliut nga ministria e Infrastrukturës, për të cilën tha se ai është pesha e fundit e rëndë në Lëvizjen Vetëvendosje.