Live

Capital T nuk ka të ndalur, 8 këngë vetëm për 6 muaj

18:52 / 14 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Reperi mjaft i pëlqyer shqiptar Capital T ka qenë ndër artistët më aktivë gjatë kësaj sezone.

Përmes instagramit ai ka përcjellur disa nga këngët që ka publikuar për gjysmë viti.

“Sytë e tu”, “Mercy”, “200 ditë”, “Hookah”, “Drama”, “Kujtime”, “Filma” dhe “Fustani”, janë projektet që ka publikuar përgjatë këtyre muajve, teksa në postimin tjetër thotë se do të publikojë edhe shumë të tjera.

Capital T do të mbajë së shpejti edhe një koncert të madh në Tiranë.

Shpërndaje në

U Kopjua