Live

Çelaj: Goditja e UÇK-së si themel i shtetit nuk ka nisur me Gjykatën Speciale

22:17 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lirak Çelaj, ka thënë se Serbia do ta përdorë çdo rast ku ish-luftëtarët e UCK-së do të shpallen fajtorë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Goditja e UÇK-së, si themel, si bërthamë e pavarësisë së Kosovës nuk ka filluar me këtë gjykatë, por ka qenë sistematike. I gjithë ky proces është përgatitur me infrastrukturë propaganduese”, është shprehur Çelaj në Rubikon, njofton Klan Kosova.

“Çka nëse këta shpallen fajtorë? A i paskam shërbyer një grupi kriminal, a jam edhe unë kriminel?”

Sipas Çelajt me shpalljen e mundshme fajtorë të tyre, Serbia do ta përdorë edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare.

“Serbia do t’i thotë botës që ‘ja na keni bombarduar padrejtësisht, sepse ne i kemi luftuar këta kriminelë’. Kanë të drejtë që ta kontestojnë edhe lirinë dhe pavarësinë tonë”.

Shpërndaje në

U Kopjua