Live

Çfarë fati e pret sot Kuvendin në seancën e re konstituive?

07:39 / 22 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Deputetët e zgjedhur të popullit edhe sot do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës, në mënyrë që të arrijnë konsituimin e tij.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, të mërkurën Lëvizja Vetëvendosje pas dështimit të radhës së Albulena Haxhiut për t’i mbledhur 61 vota, propozimi i këtij subjekti politik për kryekuvendar e ndryshoi, transmeton Klankosova.tv.

Ishte Donika Gërvalla e propozuara e radhës nga VV-ja që ra ndesh po me të njëjtin fat si të Haxhiut.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të qartë qëndrimin e saj se nuk voton asnjë kandidat për kryeparlamentar që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Edhe LDK ka bërë të qarta qëndrimet e saja, derisa AAK bëri të ditur se janë gati të votojnë 20 kandidatë të Vetëvendosjes.

Por çfarë fati e pret Parlamentin sot? Gjithçka merret vesh nga ora 11:00. 

Shpërndaje në

U Kopjua