Live

Çitaku: Albin Kurti shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut, por për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon

11:03 / 03 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e PDK’së, Vlora Citaku ka kritikuar Albin Kurtin pasi shkoi në Gjykatë për të dëshmuar kundër Faton Klinakut, ndërsa për afera milonëshe po refuzon të dëshmojë.

“Pra, A.K. shkon në gjykatë për të dëshmuar kundër Klinakut, “krimi” i të cilit ishte një status në Facebook.

Por, kur bëhet fjalë për aferat milionëshe të vartësve të tij, refuzon t’i përgjigjet prokurorisë.

Kush ka sy me pa dhe vesh me dëgju, e kupton se situata është më se e qartë”, ka shkruar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua