Live

Çitaku: Hendeku mes VV-së e PDK-së është i thellë, preferojmë koalicion me opozitën

22:36 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka komentuar mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen (VV), duke theksuar se hendeku mes dy partive është shumë i thellë.

Ajo ka theksuar se PDK-ja vazhdimisht ka kërkuar zgjedhje të parakohshme që nga korriku i vitit të kaluar, duke u angazhuar për mbështetje nga partitë e tjera, përfshirë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

“Hendeku mes VV-së dhe PDK-së është shumë i thellë edhe unë s’kam nevojë me elaburu, ka një hendek të madhe mes VV-së dhe PDK-së. Që nga korriku i vitit të kaluar në mënyrë të vazhdueshme kemi kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Para se Krasniqi të takohej me Kurtin, ka pasur takime me Abdixhikun me Haradinajn, ku ne kemi kërkuar mbështetjen e tyre për këtë proces. Më pas ka ardhur takimi i Kurtit me Krasniqin”, ka theksuar Çitaku.

Ajo përjashtoi çdo spekulim mbi marrëveshje të fshehta ndërmjet PDK-së dhe VV-së, duke e quajtur takimin mes kryeministrit Kurtit dhe Krasniqit si një veprim normal dhe pa dyshime.

Çitaku ka sqaruar se PDK-ja do të preferonte të krijonte një koalicion me opozitën aktuale dhe se nuk është e interesuar për pushtet me çdo kusht.

“Nuk asnjë lloj konspiracioni, asnjë lloj marrëveshje të fshehtë, asnjë lloj dakordimi për asnjë gjë tjetër. Edhe në një end normal nuk duhet me u pa me aq shumë dyshimi takimi mes Kurtit dhe kryetarit Krasniqi…Ne do të preferonim një koalicion me opozitën aktuale. Dhe nuk e kemi pushtetin me çdo kusht”, ka deklaruar ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...