Live

Çitaku reagon për krerët e UÇK-së: Heshtja e institucioneve të Kosovës është shurdhuese

19:14 / 04 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj Gjykatës Speciale, duke e cilësuar veprimin e saj si një deformim të drejtësisë dhe përndjekje politike.

Ajo kritikoi ashpër heshtjen e institucioneve të Kosovës dhe kërkoi veprime konkrete për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, transmeton klankosova.tv.

”Ajo që po bën Gjykata Speciale është deformim i drejtësisë. Është përndjekje.
E heshtja e institucioneve të Kosovës është shurdhuese.
Liderët e UÇK-së nuk mbrohen me fjalime boshe apo me deklarata populiste. Ata mbrohen me veprime konkrete, diskrete dhe institucionale.
Fatkeqësisht, luftëtarët tanë janë braktisur nga institucionet. Ministria e Jashtme dhe Presidenca, në rrethana të tilla, do të duhej ta kishin këtë çështje prioritet kombëtar.
E Kurti, që nuk ka asnjë problem të ofendojë e të sulmojë prokurorë e gjyqtarë të Kosovës, përballë Speciales nuk guxon as të hapë gojën.
Të mjerë”.

Shpërndaje në

U Kopjua