Live

Çitaku: Rozeta po shqetësohet pse Prokuroria pati qasje në “sekretet” që ajo i ndau me Ridvanin

17:34 / 31 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas intervistimit të ministres në detyrë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, nga Prokuroria Speciale për çështjen “Rezervat shtetërore”.

Çitaku tha se Hajdari po shqetësohet pse Prokuroria Speciale “paska pasur qasje në dokumente ‘sekrete’”.

“Të jemi të qartë: bëhet fjalë për të njëjtat “sekrete” që ajo i ka ndarë me Ridvanin, një qytetar që nuk ka kaluar asnjë verifikim apo filtër sigurie”.

“Ironike, por edhe alarmante. Ky nuk është shqetësim për ligjshmërinë, por panik nga përgjegjësia”, tha Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se kjo është injorancë pa kufij, e përzier me arrogancë të rrezikshme.

Gjatë ditës së sotme, Hajdari ka dëshmuar në Prokurorinë Speciale në rastin “Rezervat shtetërore”. Për të njëjtin rast, gjatë ditës në Prokurori është paraqitur edhe ish-sekretari i MINT-it, Irfan Lipovica.

Shpërndaje në

U Kopjua