Live

Çka tha trajneri i Rubin Kazanit për të ardhmen e Mirlind Dakut?

21:53 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, mund të jetë përpara një hapi të ri në karrierën e tij. Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, ka zbuluar se për Dakun kanë shfaqur interes disa skuadra, por vendimi përfundimtar ende nuk është marrë.

Në një konferencë për media para ndeshjes kundër Orenburgut, e cila zhvillohet të shtunën, Rakhimov tregoi se gjithçka rreth të ardhmes së Dakut pritet të sqarohet shumë shpejt.

“Ka interesim nga klube të ndryshme për Dakun, por ne nuk kemi marrë ende një vendim. Do të shohim zhvillimet gjatë një ose dy javëve të ardhshme”, u shpreh trajneri i Rubin Kazanit.

Daku po kalon një sezon të jashtëzakonshëm në elitën e futbollit rus, ku është në garë të ngushtë për çmimin e golashënuesit më të mirë. Ai ka realizuar 14 gola deri më tani, ndërsa vetëm dy më shumë numëron Manfred Ugalde i Spartak Moskës.

Me formën aktuale dhe interesimin e madh, merkatoja e verës mund të jetë vendimtare për të ardhmen e 27-vjeçarit.

Shpërndaje në

U Kopjua