Live

Coutinho mbetet te Barcelona

13:26 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Eshtë spekuluar shumë për të ardhmen e futbollistit të Barcelonës Philipe Coutinho.

Pas paraqitjeve jo shumë të mira me ekipin katalunas, pritej që lojtari të largohej këtë verë nga Camp Nou.

Por kjo nuk do të ndodhë sipas trajnerit Ernesto Valverde.


Sigurisht që unë mbështetem tek ai. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por ai është me ne. Ai nuk ka marrë pjesë në lojë, si Arthur dhe Vidal sepse ata kanë dy seanca stërvitore. Plani është i njëjtë. Shkoni duke i përfshirë ato pak nga pak. Ne do t’i shohim nëse të Shtunën ata mund të luajnë disa minuta. Ideja është që ata të bëjnë njësoj si të tjerët. Sigurisht që ne mbështetemi tek ai “.

Ai është me ne dhe ne nuk kemi pse të mendojmë se ai nuk do të jetë“, ka thënë Valverde

Coutinho ishte transferuar nga Liverpooli tek Barcelona për 145 milionë euro. Por futbollisti nuk arriti ta gjejë shkëlqimin që kishte tek të kuqtë.

Shpërndaje në

U Kopjua