Live

“Dardanët” gati për miqësoren ndaj Armenisë

17:19 / 06 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se gjithçka është gati për ndeshjen e sotme miqësore që kombëtarja do ta zhvillojë në “Fadil Vokrri” ndaj Armenisë.

FFK përmes një video bëri të ditur se fanellat e “Dardanëve” tashmë janë në zhveshtore, ku për dy orë do të nisë përballja miqësore.

Kjo është ndeshja e parë miqësore që Kosova do ta luajë në qershor, kurse të dytën do ta luajë pas tri ditësh ndaj Ishujve Comoros.

Ballafaqimi sot do të nisë nga ora 19:00, ndërsa asnjëra kombëtare deri më tani s’i ka bërë publike formacionet startuese.

Shpërndaje në

U Kopjua