Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti në raport me ish-drejtorin e KEK-ut ndaj të cilit tashmë janë ngritur dy aktakuza.
Daut Haradinaj i ka bërë thirrje sërish kryeministrit Kurti që të shkojë në mihje dhe kryej ndonjë punë.
“Siç duket, ish-drejtori i KEK-ut e ka çmendur Kurtin me diçka tjetër, haha. Kosova është në terr, o qyqan; çohu, shko deri në mihje dhe kryej ndonjë punë, se e more në qafë këtë popull”, ka thënë Daut Haradinaj.