Kosova ka marrë pjesë dhe ka qenë nikoqire e stërvitjes shumëkombëshe “Europe 25”, e udhëhequr nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), në kuadër të operacionit të madh ushtarak DEFENDER 25.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka shpërndarë një video nga kjo stërvitje, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes trupave amerikane dhe atyre kosovare, transmeton Klankosova.tv.
“Nga Pennsylvania në Prishtinë – trupat amerikane dhe kosovare morën pjesë krah për krah në #ImmediateResponse gjatë DEFENDER 25. Së bashku po forcojmë sigurinë dhe jemi të gatshëm të reagojmë dhe të udhëheqim,” thuhet në postimin e ambasadës”, shkroi ambasada në Facebook.