Live

“Dejona Mihali është shefe e Albin Kurtit, edhe ai duhet të intervistohet”, avokati Smakiqi thotë se zyrtarja e VV-së mund të përfundojë si e dyshuar

19:09 / 20 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë në emisionin “Frontal” në T7 se pret që Prokuroria Speciale ta intervistojë si të dyshuar zyrtaren e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali për keqpërdorimet në sektorin e energjisë, shkruan Gazeta Express.

Ai thotë se Kosovës i është shkaktuar dëm i madh nga keqpërdorimet në këtë fushë.

“Është tashmë sekret publik që thuhet se Dejona Mihali është qendra e vendimmarrjes në Lëvizjen Vetëvendosje dhe kur jeni vendimmarrës ndikoni edhe tek zyrtarët e shtetit. Pra Dejona Mihali paraqitet si një bosht i vendmmarrjes politike përfshirë në caktikin e gjithë zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje kontrollon dhe e kemi parë që edhe gjithë deputetët e VV-së marrin këshilla prej saj dhe domethënë që vendimarrja e saj faktike është një shef  dhe ka mundur të jetë shef faktik edhe i Nagip Krasniqit, sepse ai ishte në LVV dhe unë konsideroj që Prokuroria Speciale në të ardhmen do të mund të konstatojë se e njëjta mund të jetë edhe e dyshuar, sepse dëmi që i është bërë Republikës së Kosovës  me shtrenjtimin e rrymës, shitblerjen e rrymës është shumë i madh”, ka thënë Smakiqi.

Shpërndaje në

U Kopjua