Live

Dëmtohet kablloja e ndriçimit në Zubin Potok, arrestohet një person

09:49 / 18 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Një person është arrestuar në fshatin Prelez të Zubin Potokut nën dyshimin se i njëjti me dy të dyshuar të tjerë kanë dëmtuar një kabllo të ndriçimit të rrugës.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar edhe darët-danat  dhe dy pajisje metalike për ngjitje në shtylla, të cilat dyshohet se i kanë përdorur të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në

U Kopjua