Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një intervistë ekskluzive dhënë për Kosovalive.net, ka ka folur për marrëveshjen e 27 shkurtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se si një pjese të opinionit kosovar, iu krijua përshtypja sikur Kurti “nuk e ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën”, për shkarkimin e tij si Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe si Kurti ka bërë një luftë që të mos zgjidhet ai deputet në Kuvendin e Kosovës.
“Për kundër luftës që ka bërë deputeti Kurti për të mos u zgjedhur unë deputet, për shkak të kapaciteteve që janë bërë në Qeverinë Kurti I, e z.Kurti e din shumë mirë se për cfarë punë bëhet fjalë dhe për baltjen e luftën speciale që ka bërë me militantët dhe ushtrinë e Facebook’ut që ka bërë e të mediave sociale për të më degraduar plotësishtë”, ka thënë Abazi.
Ai ka përmendur se me urdhërin e Kurtit, Dejona Mihali dhe Mimoza Kusari- Lila, kanë ndaluar formimin e Komisionit Hetimor për Çështjen e Privatizimit dhe me dhjetëra tjera iniciativa.
“Me urdhërin e Kurtit, Dejona Mihali dhe Mimoza Kusari- Lila, kanë ndaluar formimin e Komisionit Hetimor për Çështjen e Privatizimit dhe me dhjetëra tjera iniciativa përfshirë edhe sabotimin e vizitave të mija në vendet evropiane që të më nimizojnë plotësishtë rolin e kryetari të Komisiomit dhe të Deputetit”, ka përmendur ai.
Ai thotë se Kurti është bërë kryeministër për herë të parë nga votat që ia ka siguruar duke e mundur kundërkandidatën Vjosa Osmani.
“Kryeministri Kurti herën e parë kur është bërë kryeministër me votat që i kam sjellur në Lëvizjen Vetëvendosje, duke e mundur znj.Osmani si kundërkandidate nga Lidhja Demokratike”, ka thënë ai.
Për më shumë ndiqeni intervistën e mëposhtme: