Live

Deputeti i PDK-së uron Veselin për ditëlindje, publikon një foto të tij me Thaçin

19:57 / 31 Maj 2025

Nga Kosova Live

Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ish kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli për ditëlindjen e tij.

Deputeti në postimin e tij ka publikuar një foto të Veselit ku ky i fundit është me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Po ashtu, Behrami ka thënë se vlerat që Veseli i ka dhënë politikës kosovare janë duke i munguar Kosovës.

“Kadri Veseli i ka dhënë shumë vlera njerëzore politikës kosovare. Vlera, të cilat sot po i mungojnë Kosovës.Gëzuar, kryetar, edhe 100!”, ka thënë ai.

Shpërndaje në

U Kopjua