Live

Deputeti i VV-së: Lëvizja “Vetëvendosje” i ka kaluar përmasat e një subjekti politik

08:36 / 04 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, subjektin politik të cilit  i takon e krahason me Lidhjen Demokratike të Kosovës të kohës së Ibrahim Rugovës të fillim e viteve 90-ta dhe me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës të fundviteve të 90-ta.

‘’ VV i ka kaluar përmasat e një subjekti politik. VV sot është Lëvizje gjithëpopullore me krahasua me LDK-në e fillim viteve të 90’ta dhe UÇK-në e fund viteve 90-ta dhe VV nuk është më thjeshtë subjekt politik, por lëvizje gjithë popullore që po kërkon dhe po dëshiron edhe po e zbaton ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës’’, deklaron deputeti Thaçi.

Ai nuk dëshiron të merret fare me dy ish-kolegët e tij, që tashmë iu kanë bashkuar një koalicionit tjetër parazgjedhor, duke thënë se ai ka qenë vetë kundër Kodit Civil, por që nuk e ka përdorur votën e tij për të fituar votën e dikujt tjetër, duke u shprehur se do të qëndroj në Lëvizjen Vetëvendosje.

”S’po du me u marr me ta hiç. Unë jam vetë njeri nga ata që kam votuar kundër Kodit Civil. Unë kurrë asnjëherë nuk e kam përdorur këtë votë për me perfitu votën e dikujt tjetër. Unë i besoj Lëvizjes’’, shton deputeti Thaçi.

Deputeti i VV-së, zgjedhjet e vitit të ardhshëm i sheh shumë të rëndësishme dhe se për të ato zgjdhje do të tregojnë nëse qytetarët janë për shtrim të sovraniteti në vend apo për ata që sipas tij kanë lejuar, terroristin Milan Radojçiqin të qeverisë me një pjesë të Kosovës.

‘’Këto janë zgjedhje shumë të rëndësishme për arsye se këto kanë me definuar se a janë qytetarët e Kosovës për shtetin dhe sovranitetin e ligjshmërinë e tij apo janë për ata që e kanë lejuar Radojçiqin me qeverisë me një pjesë të Kosovës’’ ,potencon deputet Halil Thaci për FrontOnline.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...