Live

Deputetja e LDK: Kurti po merr vendime kundër amerikanëve, Shtëpia e Bardhë është e mbyllur për të

18:14 / 19 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se dyert e Shtëpisë së Bardhë janë të mbyllura për kryeministrin Albin Kurti, meqë kreu i qeverisë kosovare po merr vendime kundër amerikanëve.

 Krasniqi ka thënë se ish-presidenti Ibrahim Rugova ndonëse pa ndonjë buxhet të madh, ishte pritur nga liderë nga e gjithë bota, ndërsa thotë se kryeministrin Albin Kurti s’po e pret askush në takime bilaterale.

“Ibrahim Rugovën me një buxhet të vogël e ka pritë krejt bota. Kurtin me buxhet 3 miliardë nuk e pret kërkush në takim bilateral. Shtëpinë e Bardhë e ka të mbyllur sepse merr vendime kundër tyre”, ka thënë deputetja Krasniqi në FRONTAL.

Ajo ka kujtuar faktin se ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte nënshkruar marrëveshje në Shtëpi të Bardhë, ndërsa për Kurtin ka thënë se po detyrohet të nënshkruaj skutave marrëveshje të dëmshme.

“Hoti ka bërë marrëveshje në Shtëpi të Bardhë, ndërsa Kurti nëpër skuta e nëpër Ohra ka bo marrëveshje të dëmshme”, ka thënë ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua