Live

Deputetja e LVV-së Shqipe Selimi s’e voton Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit (VIDEO)

14:44 / 20 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Seanca e sotme konstituive e Kuvendit, solli një risi.

Pasi Albulena Haxhiu nuk mori votat për kryetare, Glauk Konjufca doli te foltorja dhe, në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, e ndryshoi emrin e kandidatit, duke e prezantuar Donika Gërvallën për këtë post.

Por, as kjo e fundit nuk pati fat më të mirë – madje kaloi edhe më keq se Haxhiu, raporton Klankosova.tv.

Për Gërvallën, votë nuk pati një nga koleget e saj deputete e GP të LVV-së.

Ishte bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja, ajo që nuk mori pjesë fare në votim për të.

Shpërndaje në

U Kopjua