Live

Dështon lansimi i raketës së SpaceX-it

16:02 / 17 Prill 2023

Nga Kosova Live

Ka dështuar lansimi i raketës së SpaceX-it. Kompania amerikane, SpaceX, njoftoi se nuk do të lansohet sot raketa më e madhe, e njohur si Starship dhe se janë duke i kryer edhe disa procedura të tjera që lidhen me karburantin.

Ndonëse gjithçka ishte gati deri në momentet e fundit, por kjo u anulua. Pasi që ngjarja po transmenthej live, kishte një interesim të madh për ta ndjekur atë.

Për dështimin ka shkruar edhe shefi i kompanisë, Elon Musk.

“Një valvul presioni duket se është ngrirë, kështu që nëse nuk fillon të funksionojë së shpejti, nuk do të lëshohet sot”, tha Musk në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua