Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka thirrur konferencë për media.
Konferenca do të mbahet para objektit të Qeverisë së Kosovës në Sheshin ‘Skenderbeu’ me fillim nga ora 12:00, teksa arsyeja nuk është bërë e ditur.
Dje Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka paralajmëruar bizneset që aktualisht janë duke u furnizuar me rrymë nga KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit, që nëse nuk lidhin kontrata me furnizues afatgjatë të licencuar do të mbesin pa rrymë pas 30 korrikut.
ZRRE iu ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve të prekur që pa vonesë të kontaktojnë një furnizues të licencuar dhe të nënshkruajnë marrëveshje komerciale për furnizim me energji elektrike.
Dhoma e Tregtisë disa herë ka kaluar anulim të vendimit të ZRRE-së për kalim të bizneseve në treg të hapur energjetik.