Live

Dhunë në familje në Fushë Kosovë – Gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë të përditshme psikike

08:40 / 07 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim të dhunës së vazhdueshme.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën “Kaqaniku”, ku viktima A. B rreth 39-vjeçare ka deklaruar se pothuajse çdo ditë është e ekspozuar ndaj dhunës psikike nga bashkëshorti i saj, B. B rreth 40-vjeçar.

Lidhur me rastin, Prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhunë në familje”.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Shpërndaje në

U Kopjua