Live

Dhunimi i 15-vjeçares në Suharekë, Policia jep detaje rreth rastit

13:57 / 28 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin e dhunimit të 15-vjeçares në Suharekë, duke bërë të ditur se në polici është raportuar se vajza është larguar nga shtëpia e saj të enjten dhe nuk është kthyer deri të nesërmen.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur për Indeksonline, se 15-vjeçarja ka njoftuar se gjatë natës ajo është shoqëruar me dy persona, njëri i mitur 16-vjeçar dhe tjetri 20-vjeçar, ku me këtë të fundit, ajo ka pranuar se ka pasur marrëdhënie imtime.

“Në polici është raportuar se nje vajz 15 vjeçare nga Suhareka është larguar nga shtëpia e saj me datë 26.09.2024 në ora 20:00 dhe nuk është kthyer në shtëpi deri të nesërmen me datë 27.09.2024 në ora 16:00”.

“Pasi që e mitura është nën 16 vjet, bazuar në kodin e penal të Kosovës një marrëdhënie e tillë konsiderohet dhunim, andaj me urdhër të prokurorit është inicuar vepra penale “Dhunimi” dhe i dyshuari i parë është ndaluar për në ndalim policor për 48 orë, ndërsa i dyshuari i dytë është ende në kërkim”, ka thënë Shaqiri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...