Live

Diddy dërgohet me urgjencë në spital në mes të natës

20:06 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Sean “Diddy” Combs është dërguar në spital nga qelia e tij e burgut federal të enjten mbrëma, kanë zbuluar burimet.

Artisti, i cili aktualisht është i mbyllur në Qendrën e Paraburgimit, në pritje të gjyqit për krime të shumta seksuale, u dërgua me urgjencë në spital natën vonë.

Ai thuhet se ka bërë një MRI në spitalin e Bruklinit sepse gjuri i tij po e shqetësonte. Udhëtimi drejt spitalit ndodhi në orën 22:00 për të shmangur çdo spekulim, thonë burimet për Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.

Ata shtuan se ishte vetëm një lëndim i vjetër i cili po e shqetësonte.

Diddy nuk qëndroi në spital. Ai u kthye gjatë natës në qelinë e tij pas të gjitha kontrolleve mjekësore.

Nëse nuk e dini, ai është i mbyllur në burg që kur u arrestua vitin e kaluar me akuza për trafikim seksual, shantazh dhe prostitucion. Atij i është refuzuar lirimi me kusht disa herë.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat që kur ato dolën në dritë dhe u deklarua i pafajshëm pasi u ngritën fillimisht ato.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...