Live

Digjet një shtëpi për të pestën herë në Ferizaj, lëndohet kryefamiljari dhe zjarrfikësi

08:27 / 10 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një shtëpi është djegur në Ferizaj, për të pestën herë me rradhë.

Familjarët kanë arritur të largohen nga objekti në kohë, por kryefamiljari dhe një zjarrfikës kanë mbetur të lënduar, raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Shkaqet e incidentit ende nuk dihen, ndërsa të lënduarit po trajtohen në QMF-në e Ferizajt.

Shpërndaje në

U Kopjua