Live

Dita Memoriale e komunitetit egjiptian, Kurti: Republika jonë është e të gjithëve

15:50 / 24 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë ka thënë se po festohet kontributi i vazhdueshëm dhe roli qenësor i tyre në shoqërinë tonë, shkruan Reporteri.net.

I pari i qeverisë përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë këtyre tri viteve qeverisje, është shprehur mirënjohja ndaj tyre me mbështetjen përmes bursave të studimit e qendrave të mësimit, përmes punësimit dhe programeve për praktikë në punë.

“Në Ditën Memoriale të komunitetit egjiptian në Kosovë festojmë kontributin e vazhdueshëm dhe rolin qenësor të pjesëtarëve të tij në shoqërinë tonë, në shtetin tonë.

Gjatë këtyre më shumë se tri vjet qeverisje, mirënjohjen ndaj jush e kemi shprehur me mbështetje institucionale në arsim përmes bursave të studimit e qendrave të mësimit, në mirëqenie përmes punësimit dhe programeve për praktikë në punë, ndërtimit dhe renovimit të shtëpive dhe projekteve infrastrukturore, e në ndërmarrësi përmes granteve për biznese të vogla”, ka shkruar ai.

Kurti tutje ka thënë se Republika e Kosovës është e të gjithëve, dhe në këtë ditë i gëzohen arritjeve të përbashkëta.

“Republika jonë është republikë e të gjithëve. Zhvillimi dhe progresi është i qëndrueshëm atëherë kur është i gjithmbarshëm. Në këtë ditë i gëzohemi arritjeve të përbashkëta, rreshtohemi përballë sfidave dhe zotohemi për punë dhe bashkëpunim në përmirësimin e mëtejmë të mirëqenies, pozitës dhe mundësive tuaja në vendin tonë”, ka shkruar Kryeministri Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...