Live

Ditë e nxehtë sot, pasdite rrebeshe shiu

07:54 / 25 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Mot i nxehtë dhe jostabil po parashihet për ditën e martë. Fillimisht do të ketë intervale më të gjata me diell. Orëve të pasdites, me zhvillime të vransirave, në pjesë të vendit mund të paraqiten rrebeshe shiu e bubullima, kryesisht përreth zonave malore, që deri në mbrëmje mund të shtrihen në pjesë të ulëta, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat minimale zbresin në 17C e 18C, e maksimalet mbesin ende të larta deri në 30C e 32C. Frynë erë jugperëndimore e jugore, e lehtë dhe mesatare 2-5m/s.

Mbete nxehtë edhe ditën e mërkurë me zhvillime të rrebesheve orëve të pasdites, derisa nga dita e enjtë priten rrebeshe më të shumta shiu, patjetër të shoqëruara edhe me bubullima, pa përjashtuar mundësi që të marrin veçori të stuhive me erëra dhe breshër. Temperaturat zbresin në 24C e 25C. 

Nga dita e shtunë priten kushte më stabile, me më shumë kthjellime, e temperaturat sërish të arrinë vlera prej 29C.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...