Live

Dje doli pozitiv me coronavirus, ndërron jetë 38-vjeçarja nga Istogu

14:19 / 13 Prill 2020

Nga Kosova Live

Në orët e paraditës së sotme, ka ndërruar jetë pacientja nga Istogu e infektuar me koronavirus.

Indeksonline merr vesh se A.K nuk ka arritur të mbijetojë duke ndërruar jetë në QKUK.

E njëjta kishte probleme edhe në zemër dhe lukth.

38 vjeçarja nga fshati Lluga të Istogut ka lënë prapa dy fëmijë. Indeksonline merr vesh se e njëjta pak vite më parë kishte humbur edhe burrin në një aksident.

Shpërndaje në

U Kopjua