Live

Dogana e Kosovës e mbyll vitin me mbi 1 miliard e 823 milionë euro të hyra

21:07 / 30 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Dogana e Kosovës do të përmbyllë vitin 2024 me të hyra prej mbi 1 miliard e 823 milionë euro për buxhetin e Republikës së Kosovës, duke tejkaluar vitin paraprak me mbi 150 milionë euro apo 9% si dhe projeksionin vjetor me 50 milionë euro ose 3% më shumë.

Dogana ka njoftuar se rritja e të hyrave është arritur pavarësisht zgjerimit të gamës së produkteve të liruara nga taksat doganore, si makineritë, lëndët e para dhe burimet e energjisë, në kuadër të skemave mbështetëse për prodhuesit vendorë, si dhe pjesë së thelluar produkteve për te cilat zbatohet marrëveshjet e tregtisë së lirë.

Efekti në këto kategori sivjet ka arritur në 367 milionë euro, një rritje prej 10% apo 34 milionë euro me shumë krahasuar me vitin e kaluar.

“Përkundër këtyre lirimeve, Dogana vazhdoi të tejkalojë mbi dyfish trendin e rritjes ekonomike të vendit, duke shfaqur një efikasitet të qëndrueshëm në luftimin e ekonomisë joformale dhe zbatimin e reformave strategjike. Përmirësime operacionale dhe shërbime të avancuara…”.

“Dogana e Kosovës ka proceduar gjithsej 536,212 deklarata doganore, një rritje prej 10.7% krahasuar me vitin 2023. Porti i Durrësit shënoi një rritje të konsiderueshme, duke arritur 72,956 deklarata ose 17% më shumë. 70% e dërgesave u proceduan në terminalet shtetërore, ku këto dy masa së bashku kanë kontribuar në kursimin operativ të mbi 20 milionë eurove për ekonominë e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...