Live

Dogana parandalon futjen në treg të tre mijë paketimeve me mall të skaduar

15:01 / 06 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Dogana e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka parandaluar futjen e mallrave me afat të skaduar në territorin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Rasti ka ndodhur në terminalin doganor të Vërmicës gjatë një kontrolli të detajuar.

Njoftimi i plotë:

📢 DOGANA E KOSOVËS PARANDALON FUTJEN E MALLRAVE ME AFAT TË SKADUAR

Në terminalin doganor të Vërmicës, oficerët tanë zbuluan mallra me afat të skaduar gjatë një kontrolli të detajuar. 

Produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota dhe erëza u identifikuan si të skaduara dhe u fshehën mes mallrave të rregullta. 🚫

Mbi 3000 paketime të konfiskuara! ⚖️ Subjekti importues u ndëshkua për shkeljet e tij.

Dogana e Kosovës vazhdon të mbrojë qytetarët dhe tregun nga produktet e pasigurta.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...