Në 24 orët e fundit dy persona janë raportuar të zhdukur.
Një burrë në Ferizaj ka thënë se mbesa e tij është larguar nga shtëpia të premten, dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj.
“Rr. Bislim Rexhepi, Ferizaj 10.01.2025 – 10:25. Një mashkull kosovar, ka raportuar se mbesa e tij viktima femër kosovare, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa, rasti tjetër është në fshatin Drenoc të Malishevës ku një grua ka thënë se vajza e saj është larguar nga shtëpia më 6 janar dhe nuk është kthyer më.