Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditëve të fundit në dy qytete të Kosovës.
Rasti i parë ndodhi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, ku një burrë ka njoftuar policinë se djali i tij ka dalë nga shtëpia të hënën rreth orës 21:00 dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Rasti tjetër ndodhi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, ku një grua ka raportuar se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende.