Live

Dy shqiptarë arrestohen për grabitje në Austri, shkëmbyen zjarr me policinë

08:10 / 09 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Dy shqiptarë, një nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria, kanë përfunduar në prangat e policisë austriake.

Kjo pasi ata kishin kryer një grabitje të rëndë në Amstetten, të premten e kaluar.

Mediat austriake raportojnë se dy të dyshuarit, kishin qëlluar me armë zjarri ndaj policisë që kishin provuar t’i ndalonin ata, transmeton Klankosova.tv.

Policia ka njoftuar se edhe një person i tretë gjendet në arrati.

Të dyshuarit shqiptarë të moshës 58 përkatësisht 55 vjeç, janë kapur në flagrancë nga autoritetet e sigurisë, pasi që ishin futur me forcë në shtëpinë e një çifti pensionistësh.

Gruaja, e cila gjendej e vetme në shtëpinë e saj në momentin e grabitjes, me sa duket u detyrua tu dorëzonte para pasi ata “kanë përdorur forcë fizike dhe kanë kërcënuar me një pistoletë dhe një mjet të fortë”, deklaroi policia në një njoftim për shtyp, shkruan orf.at.

Një punonjës i një kompanie shpedicioni kishte ndaluar afër shtëpisë ku dyshohet se ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit, dhe me këtë rast të dyshuarit kishin ikur.

Shoferi i ka telefonuar menjëherë policisë, me ç’rast dhe ka pasuar një kërkim në shkallë të gjerë për të dyshuarit.

Sipas policisë, shtetasi i Shqipërisë kishte refuzuar të dëshmonte gjatë marrjes në pyetje pasuese, ndërsa kosovar e ka pranuar fajin.

Hetimet janë duke vazhduar në lidhje me të dyshuarin e tretë i cili akoma nuk është kapur.

Njëri nga të dyshuarit besohet se ka qëlluar ndaj zyrtarëve të policisë kur ata u përpoqën t’i ndalonin, dhe më pas njëri prej zyrtarëve policor i cili ishte në ndjekje të tyre po ashtu është përgjigjur me zjarr.

Thuhet se shqiptarët, nuk kanë leje qëndrimi të ligjshëm në Austri.

Ata u arrestuan dhe me atë rast u konfiskua edhe një pistoletë, transmeton Klankosova.tv.

Nga ky rast nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Shpërndaje në

U Kopjua