Live

Dy të arrestuar për vjedhje në Pejë – njëri prej tyre i mitur

16:15 / 01 Shtator 2025

Nga Kosova Live

Dy persona janë arrestuar në dy raste të ndara për veprën “vjedhje” në qytetin e Pejës.

Policia bën të ditur se njëri ka rënë në pranga pasi që ka vjedhur një biçikletë në vlerë prej pesë mijë euro në rrugën “Emrush Miftari” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq më 31 gusht, policia ka pranuar një tjetër informacion se në rrugën “Ramë Lajqi” të të njëjtit qytet, është vjedhur një motoçikletë në vlerë prej katër mijë euro, raporton Klankosova.tv.

Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe punëtorit të Qёndrёs pёr Punё Sociale, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

Biçikleta dhe motoçikleta u janë kthyer pronarëve legjitimë.

Shpërndaje në

U Kopjua